Sport
Përveç Real Madridit, Mbappe zbulon klubin tjetër që ka negociuar para rinovimit me PSG-në
Demokracia
16:36 | 24 Maj 2022

Share:

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka pranuar se ka negociuar me Real Madridin dhe Liverpoolin, por ka theksuar se ka vendosur të qëndrojë në vendin e tij pasi që është anëtar i kombëtares franceze, raportojnë mediat spanjolle, transmeton Demokracia.com.

Së fundmi Mbappe ka zgjatur kontratën me klubin parisien dhe ndërkohë ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “Marca” në të cilën ka shpjeguar pse ka refuzuar disa oferta të favorshme.

“Unë jam francez, qëndroj në vendin tim, në një projekt të ri dhe në një epokë të re të klubit. Është një vendim i mirë dhe gjëja më e rëndësishme, është vetëm vendimi im”, tha Mbappe, i cili shtoi se nuk ka asnjë klauzolë në kontratën e re sipas së cilës ai mund të largohet nga klubi në fund të sezonit të ardhshëm.

Ai zbuloi se kishte oferta nga Real Madrid dhe Liverpool.

“Tani nuk po mendoj për klubet e tjera, sepse duhet të respektoj PSG-në. Më duhet të pranoj se kam biseduar me Real dhe Liverpool. E kuqja është ngjyra e preferuar e nënës sime, ndaj negociova me Liverpool-in. Megjithatë, kjo nuk ishte asgjë serioze. Në fund, zgjodha mes Realit dhe PSG-së. Vitin e kaluar doja të shkoja te Reali, por tani dua të qëndroj në vendin tim”, tha Mbappe./Demokracia.com/

Të ngjashme