Sport
Përveç ndeshjeve të rëndësishme, lojtarët e Premierligës nuk do të gjunjëzohen më kundër racizmit
Demokracia
10:17 | 04 Gusht 2022

Share:

Praktika e gjunjëzimit të lojtarëve para ndeshjeve, e nisur nga Colin Kaepernick, e cila u vendos pas vrasjes së George Floyd, do të shfuqizohet këtë sezon në Premierligë, por jo plotësisht, vendosën kapitenët e skuadrave, transmeton Demokracia.com.

Në dy sezonet e mëparshme, para çdo ndeshje, të gjithë lojtarët dhe gjyqtarët u gjunjëzuan para fillimit të ndeshjeve për të treguar mbështetje në luftën kundër racizmit, duke filluar nga ky sezon do të ndodhë në gjashtë raste.

Lojtarët do të gjunjëzohen përpara ndeshjeve të raundit të parë dhe të fundit, në Boxing Day, në finalet e Kupës FA dhe të Kupës së Ligës dhe gjatë javës së fushatës “Pa vend për racizëm” në tetor dhe mars.

“Ne vendosëm të zgjedhim momente të rëndësishme para ndeshjeve gjatë sezonit për të treguar unitetin tonë në luftën kundër të gjitha formave të racizmit. Me këtë akt vazhdojmë të solidarizohemi për arritjen e një qëllimi të përbashkët. Ne mbetemi të vendosur për të zhdukur paragjykimet racore dhe për të mundësuar një shoqëri që do të respektojë barazinë dhe mundësitë për të gjithë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të kapitenëve të klubeve të Premierligës./Demokracia.com/

Të ngjashme