Sport
“Përveç lojtarëve që po i dërgoj në Evropë, zbuluam talent edhe për Big Brother” – Tahir Batatina flet për ish futbollistin e tij Lumbardh Salihun
Demokracia
23:25 | 31 Janar 2024

Share:

Lumbardh Salihu, finalisti i “Big Brother VIP Kosova 2”, dikur ishte futbollist i Llapit.

Ai kishte ëndrra të mëdha me skuadrën nga Podujeva, të cilat në fund mbeten vetëm ëndrra, ndërsa tani ka objektiva të tjerë, fitimin e “Big Brother VIP Kosova 2”.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka treguar për TV Dukagjinin se çfarë futbollisti ka qenë 31-vjeçari, çka e ka karakterizuar atë dhe momentet më të veçanta të ish-mesfushorit me klubin.

Batatina beson se edhe në të ardhmen mund të dërgojë ndonjë futbollist në “Big Brother”.

“Pozicionin që ka luajtur si mesfushor tregon se ka qenë një lojtar i mençur, i talentuar. Kur ka ardhur te Llapi ka bërë paraqitje të mira, për një periudhë të shkurtër, ku pësoi një lëndim dhe u kthye në Austri për tu shëruar. Mund të them se ka qenë një djalë shumë punëtor, shumë i kulturuar, një djalë që ke mundur të flasësh me të”.

“Përveç lojtarëve që po i dërgoj në Evropë, edhe në Big Brother e zbuluam një talent që ka dalë nga Llapi”, ka thënë ai në fund.

Të ngjashme