Sport
Përveç Llapit e Gjilanit, sonte nisin rrugëtimin në Ligën e Konferencës edhe disa skuadra shqiptare
Demokracia
10:10 | 07 Korrik 2022

Share:

Rrugëtimin në Ligën e Konferencës përveç Llapit e Gjilanit e nisin edhe disa ekipe tjera shqiptare nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Laçi, Partizani, Shkendija e Tetovës dhe Deçiçi i Tuzit sonte zhvillojnë takimet e para në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Skuadra e Laçit e mirëpret në shtëpi ekipin malazez të Iskra. Ndeshja në fjalë zhvillohet me fillim nga ora 20:00.

Dy orë më herët, Partizani ka punë me Saburtalo Tbilisin e Gjeorgjisë në udhëtim.

Shkëndija e Tetovës në Shkup do të sfidohet nga ekipi armen, Ararat Yerevan me fillim nga ora 20:00.

E skuadra tjetër shqiptare nga Tuzi, Deçiçi ka udhëtuar në Bjellorusi për t’u ndeshur me ekipin e Dinamo Minsk. Ky takim luhet nga ora 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme