Sport
Përveç Llapit e Gjilanit, edhe tri skuadra tjera shqiptare zbresin sonte në fushë në Ligën e Konferencës
Demokracia
11:32 | 14 Korrik 2022

Share:

Dita e sotme do të jetë mjaft e pasur me ndeshje të shumta nga eliminatoret e Ligës së Konferencës.

Përpos Gjilanit dhe Llapit, sot në fushë do të zbresin edhe disa skuadra tjera shqiptare.

Shkëndija që në ndeshjen e parë fitoi 2:0, sot do të ketë punë në ndeshjen e kthimit ndaj Ararat Yerenvan në Armeni.

Ndërkaq, Partizani i Tiranës pas fitores 1:0 në ndeshjen e parë, sonte e luan ndeshjen e kthimit në shtëpi ndaj Saburtalo Tbilisi në Gjeorgji.

Dhe për fund, Laçi që barazoi pa gola 0:0 ndaj Iskras, sonte përballet me skuadrën malazeze në Podgoricë dhe synon fitore e kualifikimin tutje.

Për më shumë, më poshtë i gjeni të gjitha ndeshjet që luhen sot./Demokracia.com/

Të ngjashme