Lajme
Përveç Kurtit, edhe partia maqedonase VMRO-DPMNE mbështet opozitën shqiptare për ta dobësuar BDI-në
Demokracia
23:14 | 30 Janar 2024

Share:

Dobësimi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) është qëllim i partive nacionaliste dhe pro-ruse, siç është VMRO-DPMNE.

Kjo parti ka gjetur partitë në radhët e shqiptarëve që mund t’i shërbejnë për të arritur qëllimin për dobësimin e elementit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Demokracia.com.

Kryeministri i Parë Shqiptar nuk është një dhuratë maqedonase, por një arritje e shqiptarëve, e mundësuar vetëm me Bashkimin Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti.

Koalicioni i partive shqiptare nën emrin Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) që përbëhet nga “Lëvizja Besa” e Bilall Kasamit, “Lëvizja Demokratike” e Izet Mexhitit dhe “Alternativa” e Afrim Gashit, ka marrë mbështetjen e kryetarit të partisë së djathtë maqedonase, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Që në ditët e para, formimi i kaolicionit të partive opozitare shqiptare është mirëpritur nga kjo parti. Kryetari i saj, Mickoski, ka deklaruar publikisht këtë mbështetje.

“Opozita e bashkuar në mesin e partive shqiptare ka një kapacitet të madh për ta mposhtur BDI-në”, ka thënë Mickoski.

Përveç VMRO-DPMN-së, koalicioni Lëvizja Evropiane për Ndryshim ka marrë mbështetjen edhe të kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurtit, këshilltari i të cilit, Bekim Qoku, do të garojë për deputetët në listën zgjedhore të këtij koalicioni. / Demokracia.com /

Kurti vazhdon betejën për përçarjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, bojkotuesit e Talat Xhaferit për kryeministër i pret në Prishtinë

Komedi në zyrën e Kurtit | Pasi e kundërshtuan Kryeministrin e Parë Shqiptar, tani e kërkojnë Presidentin në Maqedoninë e Veriut

Të ngjashme