Sport
Përveç Edvin Kuq, Daja konfirmon edhe lëndimin tjetër të Ballkanit që pritet të mungojë ndaj Sivassporit
Demokracia
15:20 | 12 Tetor 2022

Share:

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja dhe futbollisti Qendrim Zyba janë duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Sivassporit.

Ballkani dhe Sivasspori do të ballafaqohen të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të rrethit të katërt të Grupit G në Ligën e Konferencës.

Tekniku shqiptar ka konfirmuar se kapiteni Edvin Kuq nuk do të jetë i gatshëm për takimin me Sivassporin. Ai ka konfirmuar edhe një dëmtim të fundit te Ballkani.

“Nesër Kuq nuk do të jetë i gatshëm. Kemi shumë nevojë për të, por ka vetëm dy tre ditë që ka nisur vrapimin dhe nuk ka asnjë seancë stërvitore me grupin. Besoj që me 99 për qind nuk do të jetë në fushën e lojës. Kemi edhe një dëmtim tjetër. I gatshëm nuk do mund të jetë as Veton Tusha për lojë. Do ta përballojmë me grupin e njëjtë që ishte prezent edhe në ndeshjen e fundit në Sivas”, deklaroi Daja në konferencë për media, shkruan Demokracia.com.

Ballkani zë vendin e parë me katër pikë, po aq sa kanë edhe Sivasspori, Slavia Praha dhe Cluji./Demokracia.com/

Të ngjashme