Sport
Përurohet Qendra Nacionale e Xhudos
Demokracia
11:35 | 28 Shtator 2021

Share:

Sot u bë përurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Prezentë në këtë ngjarje janë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, sportistë dhe zyrtarë institucionesh.

Presidentja, Osmani ka deklaruar se historia do të flasë për vendin, pasi të “artat” e kanë bërë një gjë të tillë”

“Historia gjithmonë do të flas për ju. Së pari Majlinda e më pas Distria dhe Nora. Jeni ju që na bëni të mburremi me sukseset tuaja. Fillimet e juaja sigurisht që nuk kanë qenë të lehta. Puna dhe stërvitja e madhe dhe përkushtimi që keni pasur ka sjell suksesin e madh. Ju e zbardhët fytyrën e një kombi tërë”, është shprehur Osmani.

Me medaljen “Nderi i Republikës” janë nderuar xhudistet Nora Gjakova, Distria Krasniqi si dhe klubi i xhudos “Ippon”.

Të ngjashme