ShowBiz
Përtej stilit: Mesazhet e fshehta që zonjat e para të SHBA-ve kanë shprehur nëpërmjet veshjes
Demokracia
18:26 | 12 Mars 2022

Share:

Veshja e një gruaje flet shumë për stilin e saj, për personalitetin, shpeshherë edhe për gjendjen emocionale

Zonjat e para të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej vëmendjes që kanë, ndikimit dhe rëndësinë në daljet publike, sigurisht që në veshjet e tyre mund të shprehnin diçka më tepër sesa thjesht stilin.

Këto janë gjashtë prej mesazheve të fshehta që mendohet se kanë dashur të përcjellin me veshjen e tyre, duke bërë jo pak, por tepër zhurmë në media:

1. Kostumi ikonik rozë i Jackie Kennedy-s (me gjak)

Jackie Kennedy ishte shkrimtare, fotografe dhe redaktore librash amerikanë që shërbeu si zonja e parë e Shteteve të Bashkuara nga viti 1961 deri në 1963 si gruaja e presidentit John F. Kennedy. Ishte një nga zonjat më të njohura ndonjëherë në historinë amerikane, veprimet e së cilës janë diskutuar në mbarë botën. Një nga veshjet më ikonike të Kennedy-t është për fat të keq simbolik për shkak të ngjarjes së errët të lidhur me të.

Më 22 nëntor 1963, pasi hipi në autokolonën presidenciale për t’u rikthyer së bashku me gruan e tij, John F. Kennedy u qëllua në Dallas, Teksas, duke gjetur vdekjen dhe Jackie u pa e mbuluar me gjakun e burrit të saj. Pasi u këshillua ta pastronte kostumin pas ngjarjes tragjike, Jackie Kennedy tha: “lërini të shohin se çfarë kanë bërë”, sipas The New York Times.

Zonja e Parë e dinte se imazhi i gjakut i lyer në kostumin e saj rozë nga Chanel ishte i fuqishëm dhe i hidhur, por simbolizonte fundin e një epoke.

2. Michelle Obama vendosi “perlat me të cilat duhet të përballesh” në fushatën e vitit 2008

Veshjet e ish-Zonjës së Parë Michelle Obama kanë tërhequr shumë shpesh vëmendjen për mesazhe të fshehura. Më 3 qershor 2008, në një nga eventet e fushatës në Chikago me kandidatin e atëhershëm presidencial Barack Obama, Michelle kishte vendosur në qafë një perla të mëdha artificiale.

“Këto nuk janë perla të vogla të lezetshme nga Tiffany p.sh., këto janë perla të mëdha me të cilat duhet të përballesh” tha për New York Times kryeredaktori i Essence, Mikki Taylor. Madhësia e perlave të Obamës tregoi se ajo ishte e guximshme dhe gjithashtu se nuk kishte turp të mos vendoste diçka origjinale, të shtrenjtë, duke sugjeruar një natyrë modeste, të një njeriu të thjeshtë.

3. Michelle Obama zgjodhi gjithashtu një fustan të ngjashëm me një armaturë

Më 18 tetor 2016, Michelle Obama veshi një fustan mahnitës nga Versace në Shtëpinë e Bardhë për darkën e saj të fundit shtetërore si Zonja e Parë. Duke shkëlqyer nga koka te këmbët, fustani vezullues në ngjyrë ari i Obama-s mendohej se i referohej fuqizimit të grave. Ky reagim me veshje erdhi brenda dy javësh pas skandalit të nxjerrjes së një regjistrimi telefonik të vitit 2005 të kandidatit tjetër Donald Trump. Një muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara, kjo bisedë u bë publike nga Washington Post, ku Trump po i tregonte gazetarit Billy Bush se si kishte ngacmuar seksualisht koleget e tij.

Dizajnerja Donatella Versace e përshkroi pamjen e veçantë të Michelle Obama-s nga Versace (si dhe koleksionin e sezonit pranverë-verë 2017 të veshjeve për gratë) si “të gjitha për lirinë e një gruaje: lirinë e lëvizjes, lirinë e aktivitetit, lirinë për të luftuar për idetë e tyre, lirinë të jesh kushdo që dëshiron të jesh”, cituar për New York Times, përcjell Anabel.

4. Jaka e bluzës së Melania Trump-it në formën e vagjinës

Natën e 9 tetorit 2016, në debatin e dytë të kandidatit për president të atëhershëm Donald Trump kundër Hillary Clinton, zonja e parë Melania Trump qëndroi pranë burrit të saj me një bluzë të ndritshme ngjyrë rozë-lejla Gucci me një jakë të madhe. Një mesazh i teorizuar gjerësisht pas stilit, ishte se ai ishte i lidhur me skandalin e fundit të Donald Trump.

Disa besuan se Melania Trump po tregonte mbështetje ndaj burrit të saj. thatë, në politikë, harku i vagjinës (kështu njihet forma e jakës) ka simbolizuar protestën dhe fuqizimin e grave, kështu që gjithashtu mund të simbolizonte faktin që Melania po protestonte ndaj fjalëve të së kaluarës së burrit të saj. Megjithatë, një zëdhënës i Donald Trump i tha gazetarit të CBS News Sopan Deb se nuk kishte asnjë kuptim pas këmishës dhe nuk ka qenë e qëllimshme.

5. Jill Biden në veshjen e saj ka të qëndisur lulediellin, simbolin e Ukrainës

Në eventin “State of the Union”, eventi i përvitshëm ku presidenti jep një mesazh në varësi të situatave në vend, me 1 mars këtë vit, shumica e të pranishmëve ishin veshur me ngjyrën blu dhe të verdhë, si ngjyrat e flamurit të Ukrainas. Zonja e Parë Jill Biden tregoi mbështetjen e saj duke veshur një fustan blu mëndafshi LaPointe të qëndisur me një luledielli të verdhë në mëngët e saj.

Luledielli është lulja kombëtare e Ukrainës dhe është bërë gjithashtu një simbol i rezistencës kundër pushtimit të Vladimir Putinit prej dy javësh tashmë. Fatkeqësisht, solidarizimi me veshje nuk është i mjaftueshëm për të përmirësuar situatën.

Rishkruhemi marsin e vitit tjetër, të shohim çfarë do të ketë ndodhur deri atëherë dhe çfarë mesazhi do të kenë dhënë zonjat e para.

Të ngjashme