Personi i arrestuar i cili shkeli me makinë 50 person gjatë festës së titullit të Liverpoolit po akuzohet për tentim vrasje.
Policia britanike tha se 53-vjeçari po ashtu akuzohet se i njëjti ka drejtuar makinën nën ndikimin e drogës, shkruan BBC.
Sipas policisë, i dyshuari arriti që t’i shmangej bllokadës pasi një autoambulancë u njoftua se një nga tifozët ishte në gjendje të rëndë pas një sulmi në zemër.
“Besohet se shoferi i makinës së përfshirë në këtë incident ndoqi një ambulancë në Ëater Street, pasi bllokada rrugore u hoq përkohësisht në mënyrë që ambulanca të mund afrohej pasi dikush nga publiku dyshohej se po pësonte një sulm në zemër”,
“Nuk kishte asnjë informacion që të sugjeronte se do të ndodhte një incident i kësaj natyre dhe, siç e kemi deklaruar më parë, incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm”, tha ndihmës shefja e Policisë së Merseyside, Jenny Sims, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, SIms tha se një hetim i gjerë mbi rrethanat e saktë të incidentit po vazhdon, teksa u bëri thirrje njerëzve që të mos spekulojnë rreth asaj që kishte ndodhur.
Në këtë incident mbetën të lënduar së paku 50 persona, ku 11 prej tyre vazhdojnë të jenë në spital.