Lajme
Personi që dyshohet se i theri katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Demokracia
19:46 | 12 Nëntor 2024

Share:

62 vjeçari që dyshohet se i theri me thikë dy vajza të mitura dhe dy të rritur rreth moshës 30 vjeçare në Ferizaj, ishte i dënuar më herët për vrasje. Personi me inicialet F.I është vetdorëzuar rreth orës 03:00 të mëngjesit në Polici, e tek pastaj 59 vjeçari E.S., që fillimisht ishte ndaluar si i dyshuar, u lirua dhe doli se është arrestuar gabimisht.

 

Dy vajza të mitura nga Podujeva të hënën po e kalonin tek të afërmit e tyre në Ferizaj.

Rreth orës 15:15, ato dolën në njërën nga shitoret në rrugën e Gremës, dhe u nisën të ktheheshin përsëri tek shtëpia e familjarëve.

Në këtë kryqëzim ato u përballën me një person të rrezikshëm.

Dy të miturat erdhën nga rruga Enver Topalli, dhe po përcilleshin nga person i cili dyshohet se kishte në dorën e tij një mjet të mprehtë. Të dyja u futën këtu në rrugën Rifat Berisha, ndërsa rreth 50 metra të njëjtat u therrën me thikë. I dyshuari pasi e kreu therrjen e dyfishtë u nis përsëri në anën e majtë dhe u rikthye në rrugën Enver Topalli.

Pasi i theri dy të miturat 10 dhe 15 vjeçare, i dyshuari me thikën në dorë, u ndal rreth 200 metra më lartë, saktësisht në rrugën “Halim Spahija”, aty e theri me thikë edhe personin e tretë, tash një 29 vjeçar.

Pak minuta më vonë i dyshuari e theri edhe personin e katërt me të njëjtën thikë, tash në rrugën “Ejup Statovci”, disa kilometra më larg.

Policia u vu në aksion dhe e arrestoi 59 vjeçarin me inicialet E.S, por doli se ishte personi i gabuar dhe këtë policia e kuptoi tek kur u vetdorëzua rreth orës tre të mëngjesit personi që kreu vrasjen në tentativë.

“Fillimisht është ndaluar një person i dyshuar për këtë rast me inicialet E.S, i cili i ishte përshtatur profilimit të të dyshuarit, mirëpo më vonë i njëjti është liruar me vendim të Prokurorit të shteti, dhe është ndaluar një person tjetër për këtë rast si i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me inicialet F.I, për shkak të dyshimit të veprës penale të vrasjes së rëndë në tentativë”, ka thënë zëdhëndjs e Prokukroriës Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu.

Zëdhënësja e Prokurorisë thotë se thika me të cilën dyshohet se është kryer vrasja e rëndë në tentativë është sekuestruar ndërsa motivet nuk dihen.

Baftiu ka folur edhe për të kaluarën e të dyshuarit.

“E kam vetëm si informatë që ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të vrasjes, mirëpo për rrethanat tjera të kësaj vepre të tij nuk kam, përveç se ka qenë i dënuar për veprën penale të vrasjes”, ka shtuar Baftiu.

Megjithatë Gjykata Themelore nuk na ka konfirmuar nëse vërtetë, F.I, ishte i dënuar për vrasje dhe ishte liruar para disa javëve.

“Ne kemi pranuar emailin e juaj lidhur me pyetje tuaja, andaj lidhur me këtë ju njoftojm se deri më tani Gjykata Themelore në Ferizaj nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj lidhur me të dyshuari të cilën ju e keni cekur dhe për këtë arsyeje ne nuk mundemi të ofrojmë ndonjë përgjigje pasi që ende nuk është bërë i ditur identifikimi zyrtar i të dyshuarit, sepse për të identifikuar aktgjykimet e plotfuqishme ndaj të njëjtit do të duhej të kishim të dhëna më shumë se emri dhe mbiemri. Lidhur me këto pyetje të cilat ju i keni adresuar, ne do ju përgjigjemi posa të pranojmë kërkesën nga ana e Prokurorisë. Ndërkaq për më tepër lidhur me këtë, ju lutem drejtohuni Prokurorisë Themelore në Ferizaj”, raporton Dukagjini.

Njëra nga të miturat dhe njëri nga të plagosurit ishin në gjendje më të rëndë për çka u trajtuan në disa reparte në QKUK, për të kaluar më pas në mjekim intensive.

“Ndërhyrja ka qenë në anën e gjoksit, në pacientin 9 vjeçar është ka qenë në anën e majtë ndërsa pacientja tjetër në anën e djathtë. Të cilët i janë nënshtruar intervenimit kirurgjik”, ka thënë drejtori i Kirurgjisë Troakale, Nazmi Kolgeci.

“Që të dy pacientët paraqiten të jenë stabil një aspektin e parametrave vital dhe vazhdojnë të mrrin trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor…lëndimet ishin serioze dhe vazhdojnë të jenë serioze edhe më tutje përkundër asaj që gjendja e tyre momentale prezantohet të jetë stabile”, ka thënë shefi i Intezives në QKUK, Shaqir Uka.

Të lënduarit mbrëmë në QKUK i kanë vizituar edhe ministri i Shëndetësisë, dhe ministra të tjerë të Qeverisë.

Të ngjashme