Një murgeshë franceze, e cila është personi më i vjetër në Europë i ka mbijetuar Covid-19, vetëm disa ditë para 117 vjetorit të lindjes.
Lucile Randon, e cila mori emrin e Motrës Andre në 1944, doli pozitiv për koronavirus në 16 Janar por nuk pati asnjë simptomë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.
Ajo i tha medias lokale se “as nuk e kuptoi që e kishte”.
Ajo u izolua veçmas nga banorët e tjerë në shtëpinë e saj të pensionit në Toulon, në jug të Francës, por tani konsiderohet e rikuperuar plotësisht.
Motra Andre, e cila është e verbër dhe përdor një karrocë, tani është duke pritur të festojë ditëlindjen e saj të enjten – edhe pse ajo do të festojë me një grup më të vogël të banorëve se zakonisht.
“Ajo ka qenë shumë me fat,” tha David Tavella, zëdhënësi i shtëpisë së pensioneve të Sainte Catherine Labouré.