Lajme
Personi i vdekur në Rrugën B dyshohet se është dizajner i njohur kosovar
Demokracia
17:05 | 09 Maj 2025

Share:

Një burrë ka humbur jetën gjatë ditës së premte në Rrugën B në Prishtinë.

Viktima dyshohet se pësoi lëndime nga mjeti i prehtë, e po ashtu edhe një grua, e cila është duke u trajtuar.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Ahmet.

Dyshohet se viktima është F.Isufi, dizajner i njohur kosovar, derisa e lënduara është bashkëshortja e tij, R.M.

Të ngjashme