Simon Cowell është parë me një aparat për frymëmarrje ndërsa po largohej për në shtëpi pas një darke me partneren Lauren Silverman.
61-vjeçari, kishte pajisjet mjekësore pranë tij së bashku me një paketë cigare, pasi hipi në një makinë në Londër.
Ky aparat shpesh u përshkruhet pacientëve në spital që kanë nevojë për terapi të zgjerimit të mushkërive, për të ndihmuar frymëmarrjen më të thellë dhe për të hapur alveolet (qeset e ajrit) në mushkëri.
Një burim i tha MailOnline: “Simon ka qenë duke përdorur këtë lloj pajisje për frymëmarrje për disa kohë, për shkak të përfitimeve, pasi është duhanpirës dhe kjo e përmirëson rrjedhën e ajrit në mushkëri”.
Instituti i Shëndetit të Mushkërive përshkruan pajisjen si: ‘Ushtruesi i frymëmarrjes është një pajisje e frymëmarrjes që përdoret për të ndihmuar pacientët të përmirësojnë funksionin e tyre të mushkërive. /Demokracia.com/