Lajme
Persona të armatosur grabisin 600 euro nga një pompë e benzinës në rrugën Kaçanik-Ferizaj
Demokracia
18:13 | 16 Janar 2023

Share:

600 euro është shuma e parave që hajnat e armatosur kanë arritur që t’i marrin nga një pompë e benzinës në magjistralen Kaçanik- Ferizaj.

Kështu bëri të ditur drejtori rajonal i policisë së Ferizajt, Basri Shabani.

Shabani tha se nga ky rast nuk ka të lënduar.

“Mund të konfirmoj që para 1 ore ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj. Dy persona të cilët kanë ardhur me motoçikletë dyshohet se kanë grabitur mbi 600 euro në pompë të derivateve”, tha ai.

Të ngjashme