Lifestyle
Përshpejtoni procesin e rritjes së flokëve me këtë produkt që “bën mrekulli”
Demokracia
22:05 | 07 Tetor 2022

Share:

Në qoftë se përdoret në mënyrën e duhur, rakia mund të përshpejtojë procesin e rritjes së flokëve, sepse nxit qarkullimin e gjakut

Flokët dhe stilizimi i flokëve janë një ndër shenjat mbrojtëse të çdo femre. Mënyra e stilizimit mund të bëjë që fytyra të duket më rinore dhe të nxjerrë në pah atë.

Mirëpo, shumë dama kanë problem me rritjen e flokëve që është një ndër kryesorët kur është fjala për flokët. Megjithatë, ka zgjidhje e cila vjen në formë rakie, transmeton Telegrafi.

Po, mirë e keni lexuar! Shumicës kjo u duket e pabesueshme, mirëpo rakia ka funksionin e nxitjes së qarkullimit të gjakut, gjë që do të përshpejtojë procesin e rritjes së flokëve.

Procedura e aplikimit të rakisë në lëkurën e kokës është kjo: duhet të përhapet në mënyrë të barabartë një sasi të vogël rakie në gjithë lëkurën e kokës, duke u kujdesur që të mos i lagni majat e flokëve, si edhe gjithë gjatësinë e tyre në mënyrë që të mos thahen qimet.

Pra, me raki duhet bërë masazh me lëvizje rrethore në lëkurën e kokës, pastaj të ulet koka poshtë dhe të vazhdohet me masazhin.

Ndjenja e ngrohtësisë dhe djegies nuk duhet t’ju shqetësojnë, pasi kjo është një shenjë se rakia ka stimuluar procesin e qarkullimit.

Ky truk mund të sjellë rezultate të shkëlqyera, por është e rëndësishme të mos e teproni, mjafton ta bëni procedurën një ose dy herë në javë. Gjithashtu këshillohet përdorimi i ndonjë vaji në kombinim me raki si ulliri, kokosi, rrushi.

Të ngjashme