Sport
Përsëritet historia: Manchester City shpallet kampion i Anglisë falë përmbysjes së jashtëzakonshme ndaj Aston Villës
Demokracia
18:55 | 22 Maj 2022

Share:

Manchester City është shpallur kampion i Premierligës për këtë edicion, pasi ka triumfuar në xhiron e fundit kundër Aston Villës.

“Qytetarët” fituan 3:2 në stadiumin “Etihad”, megjithatë vuajtën shumë ngase ishin në disavantazh prej dy golave deri në minutën e 76-të, shkruan Demokracia.com.

Turko-gjermani, Gundogan realizoi dy gola në përmbysjen e madhe brenda pesë minutave (76’, 79’, 81’).

Kjo fitore e Cityt nuk i ka kryer punë Liverpoolit që përkundër fitores ndaj Wolves nuk arriti të shpallet kampion i Anglisë.

“Të Kuqtë” fituan 3:1 në “Anfield Road” në një ndeshje ku më mirë e nisën mysafirët që kaluan në epërsi, e më pas vendasit nisën përmbysjen.

Manchester City ka 93 pikë në vendin e parë, një më shumë se Liverpooli që pozicionohet në vendin e dytë./Demokracia.com/

Të ngjashme