Lajme
Përsëri ministrit Murati i ankohen qytetarët në komente: “Neve penzionerave na keni subvencionuar për Dragodan”
Demokracia
12:56 | 22 Qershor 2024

Share:

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot ka shkruar për subvencionimin e faturave të rrymës për mbi 61 mijë familje të cenueshme.

Ai ka bërë me dije se këto familje do ta përfitojnë subvencionimin edhe këtë muaj.

Statusi i Muratit ka nxitur reagime të ndryshme në komente.

Disa qytetarë janë shprehur të pakënaqur me Qeverinë Kurti dhe ministrin Murati.

Ankesat kryesore të qytetarëve kanë pasur të bëjnë me pensionistët.

Ata kanë kërkuar rritje të pensioneve.

Njëri nga ta ka ironizuar me Muratin duke thënë se kjo qeveria pensionistët po i subvencionon për boten tjetër.

“Neve penzionerave na keni subvencionuar për Dragodan!!!”, ka shkruar Hasan Retkoceri, i cili duhet se është një pensionist.

Të ngjashme