Lifestyle
Përse ajri i kondicionuar është i rëndësishëm në zyrë
Demokracia
21:16 | 04 Korrik 2022

Share:

A mund të punosh rehat e të jesh produktiv kur plas vape, djersit pa fund dhe nuk mbushesh dot me frymë? Po kur kërcet dhëmbët nga i ftohti, dridhesh dhe të zë rrufa thuajse çdo ditë, ngaqë në zyrë nuk ka ajër të kondicionuar? Sa krijues, produktiv, i përqendruar mund të jesh në këto kushte? Mendoje si për veten tënde dhe do ta kesh përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Po, ajri i kondicionuar në zyrë është i rëndësishëm. Në këtë përfundim kanë dalë shumë studime, fokusi i të cilave ka qenë të kuptojnë se si temperatura në zyrë ndikon te punonjësit, duke ndikuar rrjedhimisht te produktiviteti dhe efektiviteti i biznesit. Sipas një studimi të Facilities Management Journal në vitin 2019, thuajse një të tretat e punonjësve humbasin produktivitetin për shkak të temperaturave të papërshtatshme në ambientin e punës. Po sipas këtij studimi, 29% e stafit nuk mund të jetë efikas në punë për mesatarisht 10 – 30 minuta në ditë, për shkak të temperaturës në zyrë.

Problemet me temperaturën në ambientin ku punojmë nuk kanë lidhje vetëm me mënyrën si ndihemi, por edhe me probleme të tjera të padukshme, siç janë alergjenët apo mikrobet. Duhet të kuptojmë se një temperaturë optimale e bën zyrën një mjedis miqësor edhe për ata që vuajnë nga alergjitë.

Por duhet bërë kujdes që të zgjedhim më të mirën për ajrin e kondicionuar në zyrë. Duhet menduar si për përmirësimin e kushteve të punës, por duhet edhe që kondicionerët të jenë cilësorë dhe të një teknologjie që kursen energji, përndryshe fitimet mund të shkojnë për të paguar faturën e energjisë elektrike. Ne ju sugjerojmë Carrier, një kompani që ka 115 vite përvojë në këtë fushë.

115 vite mundësi për të përmirësuar veten. Falë gamës së gjerë të produkteve të Carrier, gjithkush mund të zgjedhë modelin e duhur për zyrë. Pavarësisht nëse është duke kërkuar për një sistem multisplit, sistem chiller Fan coil, VRf apo për një kondicioner split, Carrier është gjithmonë zgjedhja e duhur. Tashmë kompania ka ardhur zyrtarisht dhe në vendin tonë, me një showroom në bulevardin Gjergj Fishta, Alpas Center. Aty do të gjeni produktet më të fundit të kondicionimit e të pastrimit të ajrit, për të siguruar një ambient të përshtatshëm për të punuar. Klasi i lartë i energjisë dhe rendimenti maksimal ofrojnë një pajisje që përmbush kërkesat më të larta energjetike, duke ju kursyer për shumë vite në konsumin e energjisë elektrike.

Nëse dëshironi të rrisni efiçencën e stafit tuaj, fillimisht duhet të zgjidhni Carrier. Komoditeti, e për pasojë rezultatet, e punonjësve varen vetëm nga zgjedhjet tuaja! Për më shumë, mund të vizitoni www.carrier.al

Të ngjashme