Policia e Shtetit zhvilloi sot një aksion të gjerë në kampin e Muxhahedinëve (MEK) të vendosur në Manzë, pas urdhrit të Gjykatës së Tiranës.
Pas ndërhyrjes së policisë ka patur përplasje fizike me muxhahedinët, të cilët nuk kanë pranuar që të zbatohet urdhir i Gjykatës së Tiranës për kontroll në kamp, pasi dyshohet se nga aty janë bërë sulme kibernetike ndaj shteve aleate të NATO-s.
Lidhur me këtë situatë pak minuta më parë dolën në konferencë Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Çuçi thotë se është e patolerueshme dhuna që ata kanë ushtruar ndaj policisë së shtetit.
“Për të sqaruar disa aspekte në kontrollin që është ushtruar sot në MEK. Dua t’iu them që ndihem i keq ardhur edhe madje i indinjuar me reagimin e anëtarëve të organizatës MEK ndaj policisë së shtetit gjatë aksionit. Ndihem i keqardhur se Shqipëria u ka ofruar gjithçka që lidhet me strehimin e tyre për qëllim humanitar sipas marrëveshjes. Iu ka ofruar ndihmë, siguri, madje iu ka ofruar edhe mbrojtje ndaj kërcënimeve që vinin nga shërbimet sekrete të Iranit. Ata për më shumë se 3 mijë ditë kanë jetuar në siguri të plotë në garancinë tonë. E paimagjinueshme dhuna dhe reagimi që kanë bërë ndaj Policisë së Shtetit“, tha ai.
Gjithashtu Çuçi sqaroi lajmet se një person ndërroi jetë brenda kampit gjatë ndërhyrjes së policisë, duke thënë se kjo nuk ka lidhje me veprimet e forcave të rendit.
Sipas tij, ka pamje që e vërtetojnë këtë, teksa theksoi se po pritet ekspertiza mjeko-ligjore
“Personi që ka vdekur sot në kamp, ju garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Po presim ekspertizën mjeko-ligjore. Ka pamje edhe nga policia gjatë ushtrimit të kontrollit, jam i bindur që ka pamje edhe nga anëtarët e MEK që e vërtetojnë këtë gjë. Nuk është prekur asnjë anëtar i organizatës me dorë. Do presim ekspertizën mjeko-ligjore. Ai është një burrë i moshuar, 76 ose 79 vjeç. Vdekje brenda kampit ndodhin rëmdon, është një fenomen krejt i natyrshëm, por do presim ekspertizën”, tha Çuçi.
Nderkohe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, gjatë një konference për mediat, pas tensioneve në kampin ASHRAF, dha detaje nga operacioni që u shoqërua me tensione dhe incidente.
Rrumbullaku bën me dije se nga ana e policisë është përdorur vetëm spraji që nuk ka sjellë asnjë pasojë te rezidentët
Ai njoftoi se janë dëmtuar 15 punonjës policie dhe janë dëmtuar 21 shtetas, ku 15 prej tyre kanë lënë qendrat spitalore dhe janë rikthyer në vendbanimin e tyre.
“Në orën 8 të mëngjesit, së bashku me disa drejtues të nivelit të lartë kemi thirrur në takim 6 drejtuesit e kampit MEK. Gjatë një ore kemi sqaruar detajet për vendimin e gjykatëse, qëllimin për të cilin motivohej kontrolli. Kemi gjetur mirëkuptimin e tyre në momentet e para, ku pas takimit zyrtar jemi adresuar në hyrje të kampit, ku kemi kërkuar hapjen e portave.
Në tërësinë e veprimeve të kryera nga policia, janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike, 49 laptopë, 3 karta memroje dhe materiale të bollshme që u tentua të asgjësoheshin me djegie nga anëtarët e MEK. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për kundërshtimin me dhunë të kontrollit të policisë së shtetit. Në qendrën e emergjencës së tyre ndodhej banori që ka ndërruar jetë”, u shpreh ai.
Çuçi ka thënë se anëtarët e MEK nuk kanë pasur lidhje me sulmet kibernetike që ndodhen pak kohë më parë në Shqipëri.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference me drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Çuçi tha se nuk ka prova për diçka të tillë.
“Ajo që ndodhi sot ka bëjë vetëm me zbatimin e vendimit të gjykatës,. Marrëveshje do vijojë por duhet të ketë reflektim nga ata për zbatimin e ligjit në Shqipëri se me veprimet sot treguan se nuk janë gati të zbatojnë ligjet në Shqipëri.
Se çfarë kanë bërë ata është një pyetje që duhet t’ia bëni prokurorisë janë disa çështje që kanë nisur. Është fillimi i një hetimi penal, prokuroria po heton për shkelje të ligjit. Duhet pyetur prokuroria, aq më tepër që është edhe sekreti hetimor. Ata kanë bërë aktivitete politike, kanë botuar gazeta politike, ka qenë objekt i diskutimit të bisedave që kemi pasur në vijimësi nga ata”, tha Çuçi.
/Gazeta Express