Lajme
Përplasje tjetër e aeroplanëve në Japoni, reshjet e mëdha ndikuan në aksidentin e aeroportit në Hokaido
Demokracia
13:18 | 16 Janar 2024

Share:

Në një aeroport të Japonisë para pak çasteve ka ndodhur një përplasje mes dy fluturakeve, që është rasti i dytë i këtij lloji që po ndodhë në pistë në këtë shtet brenda pak javëve, shkruan Independent.

Aeroplani i aviokompanisë jugkoreane Korean Airlines, është përplasur me fluturaken Cathay Pacific Airways në aeroportin e qytetit japonez Hokaido, transmeton Telegrafi.

Nga menaxhmenti i aeroportit është konfirmuar lajmi për përplasjen e dy aeroplanëve. Thuhet se aksidenti ka ndodhur kur fluturakja e Korean Airlines me 289 pasagjerë po bëhej gati për udhëtim.

STV Japan ka raportuar se nuk ka të lënduar nga kjo përplasje. Thuhet se mbi 46 fluturime janë anuluar sot në këtë aeroport, për shkak të reshjeve të mëdha në atë rajon.

Ky aksident ka ndodhur dy javë pas një përplasje tjetër të dy fluturakeve në aeroportin e Tokios që pati pasoja fatale, ku si pasojë humbën jetën pesë persona.

Të ngjashme