Lajme
Përplasje për shtëpinë e barit, si ra policia në gjurmët e pengut shqiptar: Nëse s’paguan, do të vdesë
Demokracia
14:20 | 02 Tetor 2022

Share:

Përplasja për shtëpitë e barit ka çuar në marrjen peng të shqiptarit Nertil Buzi nga Fieri, nga 7 shqiptarë të tjerë në Britani të Madhe, për disa ditë me radhë.

Policia ra në gjurmët e shqiptarit peng pas denoncimit të bërë nga vëllai i të riut në policinë shqiptare.

Në denoncim, vëllai i Nertilit ka thënë se pengmarrësit i kanë kërkuar 400 mijë funte në të kundërt do ta vrisnin.

“Nëse nuk paguan paratë, vëllai yt do të vritet”, citohet të ketë thënë ai para policisë.

Nisur nga ky denoncim policia shqiptare njoftoi homologët në Angli dhe u zhvillua operacioni ndërkombëtar “Pengu” për lokalizimin dhe shpëtimin e tij.

LEXO EDHE: 

“Duam 400 mijë funte”, lirohet pengu shqiptar në Angli, 7 të arrestuar

LEXO EDHE: 

Një vajzë mes pengmarrësve, zbulohet identiteti i shqiptarit që u rrëmbye në Angli

Të ngjashme