Lajme
Përplasje në Durrës, çfarë po ndodh mes mbështetësve të ‘Bashkë Fitojmë’ dhe atyre të PS-së
Demokracia
11:19 | 14 Maj 2023

Share:

Votimi në Durrës ka nisur me disa problematika.

Një përplasje mes kampeve politike është regjistruar sot në një qendër votimi në Spitallë të Durrësit. Bëhet fjalë për qendrën në shkollën ‘Neim Babameto’

Burime thanë se përplasja ka qenë mes mbështetësve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe ata të Partisë Socialiste.

Sipas opozitës, anëtarë të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit. Teksa opozita ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, kjo e fundit ka kërkuar që të bëhet një shkresë zyrtare, se në të kundërt e ka të ndaluar që të hyjë me rregull, siç e përcakton dhe Kodi Zgjedhor.

Të ngjashme