Sport
Përplasje mes tifozëve në Podujevë, ndërhyn policia
Demokracia
16:11 | 01 Maj 2022

Share:

Është shënuar një incident në kryendeshjen e javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll mes Llapit dhe Ballkanit.

Në pushim të pjesëve, tifozët e të dyja skuadrave janë përplasur mesvete në shkallët e stadiumit “Zahir Pajaziti”, shkruan Demokracia.com.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë intervenuar për të qetësuar “gjakrat” në mes tifozëve.

Nuk dihet nëse ka persona të arrestuar ose të lënduar.

Tifozët e Llapit dhe Ballkanit njihen për një rivalitet të krijuar edicionet e fundit.

Përplasje dhe rivalitet sikur në fushë ashtu edhe në tribuna kishte edhe në duelet e tyre paraprake.

Ndryshe, Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh me golin e Endrit Krasniqit./Demokracia.com/

Të ngjashme