Asambleja e NATO-s ka miratuar raportin për Ballkanin Perëndimor.
Këtë raport e kundërshtoi përfaqësuesi serb, megjithatë më pas fjalën e mori ai i Republikës së Kosovës, Driton Hyseni.
Ky i fundit deklaroi se vendi ynë është shtet i pavarur, gjë kjo e konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
“Në punimet e sesionit të 68-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohen në Madrid të Spanjës, Asambleja miratoi Raportin për Ballkanin Perëndimor. Raportin e kundërshtoi udhëheqësi i delegacioinit serb, i partisë së kryetarit serb Vuçiq, në pushtet, duke pretenduar se raporti përmban të pavërteta për Kosovën, ngase nuk është shtet, duke e quajtur “Kosovo i Metohija”, si dhe duke deklaruar se “jemi duke biseduar për çështjen e statusit të Kosovës”. Gjithashtu, duke pretenduar që bazat ushtarake ruse në Serbi janë për qëllime humanitare, se nuk ka tension të nxitur nga Serbia etj”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.
Më poshtë edhe postimi i plotë: