Lajme
Përplasje mes Mujës dhe Shalës: Mos më bëjë pyetje ti mua – a keni interesa direkte?
Demokracia
11:53 | 28 Qershor 2022

Share:

Një përplasje mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka ndodhur të martën gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi.

Teksa po raporton Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, për investimet strategjike, Shala i ka thënë se i kanë neglizhuar aplikimet.

Por, Armend Muja tha se ka pyetje për Shalën.

“S’mundesh me më bo pyetje ti mua, mos e devijo raportimin e ministres”, ka thënë Shala.

Por, Muja insistoi duke e pyetur “ju keni fokus te kompania Mexico Lumo, a keni interesa direkte në këtë kompani”, pyeti Muja.

“Këto janë shpifje të gjitha”, ia ktheu Shala.

“Kot e keni, sepse s’mund ta devijoni raportimin”, vazhdoi Shala.

Përplasja ka vazhduar edhe më tutje teksa po diskutohet për investitorët strategjikë.

Të ngjashme