Lajme
Përplasje e ashpër në Parlamentin e Gjeorgjisë, mediat publikojnë pamjet
Demokracia
09:22 | 07 Mars 2023

Share:

Një përplasje e ashpër ka ndodhur dje në Parlamentin e Gjeorgjisë, pas diskutimeve për një projektligj për agjentët e huaj.

Sipas mediave të huaja, projektligji është propozuar nga qeveria dhe pritet të miratohet në ditët në vijim. Opozita e vendin e ka kundërshtuar ashpër këtë ligj, me pretendimin se pengon integrimin e vendit në BE dhe NATO.

Kjo ka bërë që përfaqësuesit opozitarë të përplasen fizikisht me përfaqësuesit e partive “Ëndrra e Gjeorgjisë” dhe “Demokracia Gjerogjiane” në pushtet.

Përledhja e dhunshme mes deputetëve duket edhe në videot e transmetuara nga brenda ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi, ku kryetari i Komitetit të Çështjeve Ligjore të trupit u shfaq duke goditur kreun e partisë opozitare Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, e cila kundërshton ligjin.

Kritikët e ligjit e krahasojnë atë me një ligj rus të vitit 2012, i cili është zgjeruar dhe po përdoret për të shtypur shoqërinë civile dhe mediat e pavarura në Rusi. Ata thonë se ligji sinjalizon një zhvendosje drejt totalitarizmit në Gjeorgji.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabisvili, ka thënë se do të vërë veton ndaj projektligjit i cili, nëse miratohet, do të rrezikonte shpresat e Gjeorgjisë për t’u antarësuar Unionin Europian dhe NATO.

Të ngjashme