Lajme
Përplasja Qeveri-BE për hetimet për Banjskën, kush duhet t’ia dërgojë raportin BE-së?
Demokracia
09:25 | 27 Qershor 2024

Share:

Përplasja mes Qeverisë dhe Bashkimit Evropian rreth hetimeve për sulmin në Banjskë, ngriti diskutimet se kush në fakt duhet t’ia dërgojë BE-së një raport hetimor për këtë sulm.

Njohës të sistemit të drejtësisë thonë se prokuroria si dërgon raport askujt, ajo zhvillon hetime dhe se për sanksionimin e Serbisë burim duhet të jetë raporti i qeverisë. Monitorues të sistemit të drejtësisë, ndërkaq vlerësojnë se prokuroria speciale duhet të dalë me një raport informues për hetimet për këtë sulm deri në masën ku nuk dëmtohen ato hetime.

Kush duhet t’ia dërgojë BE-së raportin hetimor për sulmin në Banjskë, Qeveria apo Prokuroria, është pyetja e cila po shtrohet pas përplasjes BE-Qeveri për hetimet lidhur me sulmin e 24 shtatorit.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani për RTV21 thotë se prokuroria nuk dërgon raporte por zhvillon hetime. Sipas tij, për sanksionimin e Serbisë burim duhet të jetë raporti i qeverisë.

“Këtu janë dy dimensione krejt të ndryshme, punë tjetër është çështja e prokurorisë e punë tjetër është çështja politike. Prokuroria si dërgon raport askujt, prokuroria zhvillon hetime….mirëpo nuk është në mandatin e prokurorisë të dërgoj raporte në institucione ndërkombëtare… Çështja e Banjskës dhe veprimet e be janë çështje relacioni mes qeverisë se be fare në këtë mes nuk ka punë prokuroria Për masa administrative kundër Serbisë burim duhet të jetë raporti i qeverisë asnjë impakt nuk e ka çështja e procedurave që zhvillon prokuroria. Ajo zhvillon hetime s’ka punë me politikën. Nëse qeveria ka dorëzuar raport BE-së në kuadër të kompetencave që ka në atë dimensionin politik janë raporte të mjaftueshëm për të vlerësuar BE-ja nëse duhet apo jo të merr masa ndaj Serbisë”, tha Hasani.

Përplasja për hetimet për sulmin në Banjskë nisi pasi zëdhënësi i BE-së Stano tha se autoritetet e Kosovës ende nuk e kanë dorëzuar një raport të plotë hetimor për këtë sulm.

Ky deklarim i BE-së nxiti reagimin e menjëhershëm të qeverisë e cila tha se raportin prej 48 faqesh në lidhje me këtë sulmi ia ka dorëzuar BE-së qysh vitin e kaluar. Por sipas saj, nëse BE-ja e ka fjalën për raportin e Prokurorisë përgjigjen duhet kërkuar në këtë institucion.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ndërkaq thonë se është e paqartë se çfarë raporti po kërkon BE-ja. Ky institut vlerëson së Prokuroria Speciale duhet të dalë me një raport informues për këtë sulm.
Incizimi.

”Nuk e dimë nëse raporti i qeverisë është i mjaftueshëm për BE-në nëse po e kërkon raporti përfundimtar të hetimeve të Prokurorisë apo të qeverisë si raport informues, nëse kërkohet ky i fundit qeveria veqse e ka dërguar por nëse kërkohet raporti nga prokuroria hetimet mund te zgjasin deri ne tri vite. Por në këtë duhet të paraqitet një raport informues nga prokuroria. Kjo do t’i ndihmonte edhe qeverisë edhe BE-së”, tha Lavdim Makshana-Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Për qeverinë e Kosovës është shqetësuese dhe e pakuptimtë që edhe pas 9 muajsh nga sulmi terrorist në Banjskë, prokuroria speciale ende nuk ka ngritur aktakuzë për përgjegjësin e këtij sulmi Milan Radoiçiqin.

“Kjo është kalimi në një terren që nuk është fare i qeverisë dhe duhet të jenë të përmbajtur nga këto deklarime sepse hetimet nuk janë çështje që mund të bëhen shkele shko kërkojnë kohë. Dëmton dhe krijon sepse që shpejton procesin”, tha Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme.

Të hënën e kësaj jave u bënë nëntë muaj nga sulmi terrorist në Banjskë të Zvecanit nga ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku.

Të ngjashme