Lajme
Përplasja e trenave në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave
Demokracia
18:21 | 02 Mars 2023

Share:

Pak pas orës 16:00 të pasdites, shefja e mjekësisë ligjore të Larisës, Rubini Leontari, në një deklaratë për Real Fm, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve pas tragjedisë së përplasjes së dy trenave ka shkuar në 57.

Konkretisht, mjekja tha se 14 trupa të tjerë të karbonizuar u sollën në morg, duke e çuar numrin tragjik të vdekjeve në 57. Në të njëjtën kohë, ajo vuri në dukje se janë më shumë se dhjetë çanta që janë gjetur por ende nuk janë identifikuar personat që ato i përkasin.

Më herët, përfaqësuesi i Zjarrfikësve, Vassilis Varthakoyiannis, raportoi se shtatë trupa të djegur janë nxjerrë në mëngjes nga vagoni i trenit i cili ishte përplasur me vagonin tjetër.

Punonjësit e shpëtimit janë ende duke kërkuar për viktima nëpër vagonat e djegur. /abcnews.al

Të ngjashme