Lajme
Përplasi familjen me foshnjën tre muajsh tek vijat e bardha, Ajas Sulejmani ishte nën efektin e drogës
Demokracia
18:25 | 08 Maj 2022

Share:

Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që përplasi ditën e sotme familjen tek vijat e bardha, ka rezultuar pozitiv në testin e drogës.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se: Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike”, njofton policia.

Kujtojmë se Sulejmani në mometin e aksidentit ishte i shoqëruar edhe nga një tjetër person, teksa asnjë prej të lënduarve nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ata paraqiten mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: 

PAMJE TË RËNDA| Momenti kur çifti dhe foshnja e tyre goditen nga vetura “G Class” në Tiranë

Të ngjashme