Lajme
Përplaset kamioni me 100 majmunë, kafshët ikën dhe tallen me policinë
Demokracia
12:27 | 22 Janar 2022

Share:

Një kamion që transportonte 100 majmunë është përfshirë në një aksident automobilistik në shtetin amerikan të Pensilvanisë.

Një kamion me rimorkio që bartte majmunët drejt një laboratori u përplas mbrëmë në Montour, njoftoi policia e Pensilvanisë.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të lajmërojnë policinë e shtetit nëse kanë vërejtur kafshët që kanë ikur nga kamioni.

Nuk dihet se cili lloj i majmunëve ishin në automjet, por policia ka publikuar një foto të një kafshe në një pemë.

Nuk dihet nëse në aksident ka mbetur i lënduar ndonjë nga personat apo kafshët.

Të ngjashme