Lajme
Përplasen dy trena në Poloni, pesë të lënduar
Demokracia
11:25 | 05 Tetor 2023

Share:

Dy trena janë përplasur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gdynia në veri të Polonisë dhe në aksident janë lënduar pesë persona, njoftuan shërbimet e urgjencës.

Katër persona janë dërguar në spital, ndërsa personi i pestë është ndihmuar në vend, raporton AP.

Brigada e Zjarrfikësve të Gdynia njoftoi se të gjithë të plagosurit ishin punonjës të hekurudhës./Demokracia

Të ngjashme