Lajme
Përplasen dy avionë në aeroportin Las Vegas, të paktën 4 të vdekur
Demokracia
08:11 | 18 Korrik 2022

Share:

Të paktën katër persona humbën jetën kur dy avionë u përplasën në ajër mbi aeroportin në veri të Las Vegas , raportojnë mediat amerikane.

Një avion i tipit “Piper PA-46” dhe një “Cessna 172” u përplasën në rrethana të pazbuluara pasditen e së dielës, sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA.

Në secilin avion ndodheshin nga dy persona.

Shkaku i përplasjes është nën hetim, por raportet fillestare tregojnë se avioni “Piper” ishte duke u përgatitur të ulej kur u përplas me “Cessna”, sipas agjencisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë rrënojat e djegura të njërit prej dy avionëve./abcnews.al

Të ngjashme