Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi tha se nuk do të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare të radhës, pas postimi në rrjetin social “Facebook” të ministrit, Hekuran Murati.
“Me gjithë respektin dhe konsideratën për ju zotëri kryetari kuvendit. Deri më tani ne si grup parlamentar i votuam të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, njërën prej tyre që e vlerësuam të pa pranueshme, votuam kundër. Këtë marrëveshjen e fundit nuk do të votojmë për shkak të statusit të ministrit Murati që e ka shkruar në Facebook”, tha Gashi.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha kërkoi fjalën pas deputeti Arben Gashi, shkruan Demokracia.com.
“Veç ka rëndësi që marrëveshjen me e votu kundër, është hera e parë në histori të këtij kuvendi që një parti voton kundër që është për shtresën më të varfër të këtij vendi është tash edhe marrëveshja me SHBA-në votoni kundër, dilni dhe votoni kundër”, tha Basha.
Debati mes Dimal Bashës dhe Arben Gashi vazhdoi edhe më tej. “Ik baju, baju. Ju doni me u sjellë me këtë gjuhë dhe me ma ndalu edhe fjalën. Deri sa ne i votuam katër marrëveshje me radhë. Për hir të interesit shtetëror, gjatë kësaj periudhe ministri bënë status sepse nuk ju pritke deri sa të lexohet edhe në lexim të dytë. Unë votoj sipas bindjes, ju nuk mundeni me tregu a me votu, as për as kundër”, i tha Gashi – Bashës.
Gashi tha më tej se kjo është marrëveshja e njëjtë të cilën Hekuran Murati nuk e ka votuar.
Ndërsa ministri Murati tha se kjo marrëveshje ndërkombëtare ka ndryshuar dhe nuk është e njëjta.
“Në raport me atë që u tha, pra sa për sqarim kjo marrëveshje ndryshon sepse kësaj radhe ka edhe 20 milionë euro grant shtesë, përveç kësaj ne asnjëherë nuk e kemi rrëzuar atë marrëveshje. Kuvendi nuk e ka rrëzuar asnjëherë marrëveshjen, mos votimi, mos krijimi i koriumit ka nënkuptuar që marrëveshja është shtyrë për një seancë tjetër”.
Gashi tha më tej se ministri është duke mashtruar sepse marrëveshja nuk ka ndryshuar, dhe është e njëjta marrëveshje.
Pas kësaj LDK lëshon sallën dhe Kuvendi shkon në pauzë./Demokracia.com/