Lajme
Përpjekjet e Kurtit për blerjen e paqes sociale | Kryeministër, pse 50 e jo 300€?
Demokracia
14:31 | 03 Shtator 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se është i shqetësuar nga grevat, të cilat kanë filluar të zgjerohen në Republikën e Kosovës. Ai personalisht është shfaqur arrogant me sindikatat që kanë organizuar grevën, kurse këshilltari i tij nga Tirana, Elvis Hoxha, është munduar të shpifë për organizatorët e grevës.

Në luftën e tij për të shtypur grevat që kanë filluar në të gjitha komunat e Kosovës, Kurti është munduar që kërkesat e grevistëve t’i përkthejë vetëm në një kërkesë monetare, shkruan Demokracia.com.

“Kur dikush thotë dua 100 euro, pyetja është pse jo 300? Pse veç 100?”, ka thënë Kurti, duke u munduar që ta paraqesë si absurde kërkesën e SBAShK-ut që mësimdhënësve t’u ndahen nga 100 euro në muaj deri në miratimin e Ligjit për Pagat. Kjo është vetëm njëra nga kërkesat e SBAShK-ut nga lista e gjatë e kërkesave të tyre dhe ndërlidhet me ngritjen enorme të çmimeve të të gjitha produketeve.

Pikërisht për të “luftuar” inflacionin e lartë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti ka prezantuar një pako të re ekonomike. Në qendër të saj është ndarja e 50 eurove shtesë për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

Tashmë të gjithë mund ta pyesin me të drejtë kryeministrin: “Kryeministër, pse 50 e jo 300€?” /Demokracia.com/

Të ngjashme