Lajme
Përpjekje pas përpjekje, nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin
Demokracia
07:57 | 10 Maj 2025

Share:

Dje dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar kuvendin. Ngjarja rrodhi pak a shumë si herët e fundit, kryesuesi Avni Dehari kërkoi propozimet për anëtar të komisionit për votim të fshehtë, por një gjë e tillë s’kaloi.

Për disa herë me radhë partitë opozitare kanë thënë se nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi sipas tyre nuk është kushtetuese të ndërrohet mënyra e votimit.

Pas dështimit, kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën dhe njoftoi se e njëjta do të vazhdojë më 11 maj në ora 10:00.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, dje tha se i kanë siguruar 10 nënshkrime për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese “ngërçin” në Kuvendin e Kosovës.

Ajo tha se pos pesë nënshkrimeve të AAK-së, nënshkrime dhanë edhe ata të LDK-së meqë minimalisht duhet të jenë 10 për t’iu drejtuar Kushtetueses.

“I kemi siguruar nënshkrimet për të hënën për këtë shkelje kushtetuese kalimi nga votimi i hapur në votim të fshehtë në mes të votimeve konsiderojmë që është shkelje ligjore dhe do t’i adresohemi Kushtetueses.”

Të ngjashme
Lajme • 10 Maj 2025