Lajme
Përparim Rama paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të projektligjit për buxhetin
Demokracia
20:47 | 23 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për buxhetin e shtetit për vitin 2023.

Kjo, nëse votohet nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës neni i cili komunave të vendit, përfshirë kryeqytetin, ua merr paratë nga të hyrat vetjake të pashpenzuara të 2021-ës, raporton Klan Kosova.

Kështu deklaroi për Klan Kosova vetë i pari i kryeqendrës, Përparim Rama, duke shprehur shqetësimin për përfshirjen e këtij neni nga qeveria.

Por Ministria e Financave thotë se paratë e pashpenzuara të komunave përsëri do të shpenzohen për qytetarët.

E për kryeqytetin, deklaruan se qeveria ka ndarë mbi 72 milionë euro.

Të ngjashme