Lajme
Përparim Rama: Në Prishtinë ka nisur përmirësimi në shumë sfera
Demokracia
21:40 | 22 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se gjatë këtij viti sa ai ka udhëhequr me kryeqytetin qytetarët kanë arritur ta vërejnë përmirësimin e jetës.

“Mendoj se kam pasur hapësirë të mjaftueshme, një koalicion të mirëfilltë me drejtorë të cilët janë profesionistë, janë edhe menaxherë, kemi filluar shumë procese dhe transformime në kryeqytet të cilat veçse po shihen nga qytetarët, ka filluar përmirësimi i jetës në kryeqytet në shumë sfera”, tha Rama në Rubikon në Klan Kosova.

Sipas tij, viti i parë i qeverisjes ka qenë sfidues për shumë arsye, duke përfshirë rritjen e inflacionit për shkak të luftës në Ukrainë.

“Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen enorme të çmimeve të materialeve, e cila ka shkaktuar probleme edhe me vazhdimin e disa kontratave të cilat normal që janë kontraktuar në qeverisjen e mëparshme, por nuk kanë pasur mundësi financiare të vazhdojnë. Po ashtu kemi pasur mungesë të bordit të organit shqyrtues të prokurimit e cila ka ndikuar që shumë projekte që kanë qenë shqyrtim të prokurimit nuk kanë mundur të vazhdojnë, megjithatë kemi arritur shifër rekord të projekteve që i kemi dërguar në prokurim”, tha Rama.

Të ngjashme