Lajme
Përparim Rama largon ndarëset që vendosi Shpend Ahmeti në rrethrrotullime
Demokracia
15:55 | 11 Mars 2022

Share:

Drejtori i investimeve kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi ka njoftuar se ka filluar largimi i pengesave brenda rrethrrotullimeve në Arbëri, dhe tek rruga B, që lidhet me rrugën “Muharrem Fejza”.

Xhaferi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kanë marrë shumë ankesa për këto dhe sipas tij ishte edhe vendimi i parë i Task -Forcës për komunikacion për largimin e tyre, përcjell Demokracia.com.

“Do të vazhdojmë edhe me shumë aksione të tilla, për ta liruar komunikacionin dhe për të bërë zgjidhje për të”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Sot filluam largimin e pengesave brenda rrethrrotullimit në Arbëri, e njëjta do të ndodhë edhe për pengesat brenda rrethrrotullimit tek rruga B, që lidhet me rrugën “Muharrem Fejza”.

Kemi marrë shumë ankesa për këto, madje ishte edhe vendimi i parë i Task -Forcës për komunikacion për largimin e tyre.

Do të vazhdojmë edhe me shumë aksione të tilla, për ta liruar komunikacionin dhe për të bërë zgjidhje për të.

S’bashku do t’ia dalim!/Demokracia.com/

Të ngjashme