Lajme
Përparim Rama kërkon ndihmën e Albin Kurtit për qentë endacakë
Demokracia
16:56 | 11 Prill 2022

Share:

Gjatë ditës së sotme një grua në Prishtinë është sulmuar nga qentë endacakë.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka reaguar pas pamjeve të publikuara nëpër medie, shkruan Demorkacia.com.

Ndonëse ka qenë njëri ndër premtimet gjatë kohës së fushatës zgjedhore, Përparim Rama, ka kërkuar ndihmën e Qeverisë së Kosovës që të gjejnë një zgjedhje për qentë endacakë.

Reagimi i plotë i Ramës, pa ndërhyrje:

Me shqetësim pashë sot pamjet, ku një qytetare e Prishtinës sulmohet nga qentë endacakë! Ne jemi të vetëdijshëm për problemin shumë kompleks që kemi para vetes dhe në këtë drejtim kemi ndërmarrë disa veprime, si trajtimi i qenve endacakë përmes procesit KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho) dhe hapjes së 18 pikave të reja ushqyese.

Gjithashtu, po punojmë dhe kemi filluar procedurat për ndërtimin e strehimores për qentë. Por, kjo nuk mjafton për të eliminuar në tërësi këtë​ problem.

Ky problem kompleks nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve edhe me Qeverinë e Kosovës dhe Komunat e tjera. /Demokracia.com/

Të ngjashme