Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shfaqur me biçikletë nga kryeqyteti bashkë me disa pjesëtarë të grupit “Meraki T’Biciklave”, dhe ka bërë një xhiro rreth e qark Unazës.
Pas kritikave të shumta që mori nga qytetarët për testin që po e bënë në kryeqytet, Rama thotë se po punojnë për ta liruar trafikun, prandaj u bënë thirrje qytetarëve që të përdorin mjete tjera të transportit, jo vetëm automjetet.
“E shijuam tej mase xhiron e sotme bashkë me Marakli t’Biciklave rreth e qark Unazës. Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut ? në Kryeqytet, andaj i inkurajoj qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ ? ? ? për të mirën e ambientit ? dhe shëndetit të të gjithëve”, ka shkruar Rama, përcjell Demokracia.com.
Postimi i plotë:
‘Merre ? e dil!’
E shijuam tej mase xhiron e sotme bashkë me Marakli t’Biciklave rreth e qark Unazës.
Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut ? në Kryeqytet, andaj i inkurajoj qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ ? ? ? për të mirën e ambientit ? dhe shëndetit të të gjithëve.
Prishtina po frymon! ??? /Demokracia.com/