Sport
Përparim Rama e pret Haxhi Krasniqin: Një event historik dhe një natë e paharrueshme po na pret
Demokracia
12:24 | 21 Maj 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur sot boksierin e njohur kosovar, Haxhi Krasniqi, i cili më 5 gusht do t’ua plotësojë dëshirat dhe ëndrrat krejt tifozëve për të boksuar në Prishtinë.

I pari i Prishtinës, me dorëzat e boksit të junikasit, bashkë me të përfunduan në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku ish-kampioni i botës do t’i kryqëzojë boksat në fillim të muajit gusht.

Rama pret që ajo mbrëmje të jetë spektakolare dhe që stadiumi i kryeqytetit të mbushet me shikues.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. 

Të ngjashme