Lajme
Përparim Rama e mbush Komunën e Prishtinës me militantë të LDK-së
Demokracia
19:19 | 02 Korrik 2024

Share:

Të rinjtë e Lidhjes Demokratike të Kosovës ia kanë mësyrë me të madhe Komunës së Prishtinës, e cila udhëhiqet nga kjo parti. Përnjëherë janë punësuar disa prej tyre, shkruan Demokracia.com.

Me konkurs të rregullt, Komuna e Prishtinës ka pranuar në punë disa të rinj që janë të lidhur me LDK-në.

Kështu, Arjana Saraçi është pranuar në pozitën Zyrtar Mbështetës – Projekt.

 

Demokracia.com ka mësuar se ajo është pjesë e strukturave rinore të LDK-së. Aktivizimin e saj politik, ajo e shpërfaq edhe në rrjetin social Facebook.

Në pozitën Zyrtar Mbështetës – Projekt, në të njëjtën ditë janë punësuar me konkurs edhe Besart Peshku, Albulena Raçi e Ardita Kikaj.

 

Edhe Besart Peshku është pjesë e LDK-së, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu, Albulena Raçi është e afërt me anëtarë të LDK-së. Nga fotografitë e postuara në rrjetin social Facebook, ajo shihet në afërsi me Drejtoreshën e Bujqësisë, Donjeta Dragusha.

Edhe Ardita Kikaj e punësuar në këtë konkurs, shihet që është shoqe me Drejtoreshën e Bujqësisë, Donjetë Dragusha.

Komuna e Prishtinës është kryeqendra administrative dhe ekonomike e Kosovës, që ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm të vendit. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marrë drejtimin e komunës me premtimin për transparencë.

LDK është një nga partitë më të vjetra në skenën politike të Kosovës. Përkundër historikut të saj të gjatë, LDK është kritikuar shpeshherë për praktika nepotiste dhe favorizim të militantëve të saj në pozita institucionale. /Demokracia.com/

Të ngjashme