Lajme
Përparim Rama e akuzon Hekuran Muratin për qasje bllokuese: Edhe ministrat ankohen për të
Demokracia
07:56 | 08 Korrik 2023

Share:

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për punën e të hyrave vetanake.

Rama thotë se të hyrat vetanake janë të Komunave dhe jo të Qeverisë.

“Nëse t’i paguan taksë, ajo duhet të përdoret për të përmirësu ty jetën”, ka thënë Rama.

Ai tutje kat thënë se është anti-kushtetuese që të marrësh fondet e të hyrave vetanake dhe ti shpenzosh për diçka tjetër.

Rama ka thënë se edhe ministrat e tjerë ankohen në Hekuran Muratin se ua bllokon çështjet dhe thotë se nuk e kupton qasjen bllokuese të ministrit Hekuran Murati.

“Hekuran Murati me ka bllokuar mua, po edhe Ministrat ankohen në të për bllokim pune” – Përparim Rama në DPT.

“Janë disa projekte të gatshme. Por ministri thotë se s’janë prioritet. Po shihet hashiqare që është qasje bllokuese e panevojshme”, ka thënë Rama.

Të ngjashme