Lajme
Përparim Rama dhe Myftiu Tërnava inspektojnë punimet në Xhaminë Qendrore
Demokracia
09:19 | 20 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me Myftiun Naim Tërnava kanë inspektuar sot punimet në Xhaminë Qendrore në kryeqytet.

Rama ka ndarë fotografi nga punimet të cilat po zhvillohen në këtë Xhami.

“Bashkë me Myftiun Naim Tërnava, inspektuam punimet në Xhaminë Qendrore 🕌”,shkroi Rama.

Ndryshe zvarritja 10 vjeçare e projektit për Xhaminë Qendrore në Prishtinë ka përfunduar këtë vit. Komuna e Prishtinës lëshoi lejen ndërtimore edhe për ndërtimin e këtij objekti.

Të ngjashme