Lajme
Përparim Rama bëhet me zyrë edhe në objektin e ri të Komunës
Demokracia
18:07 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Objektit të ri të Komunës në kryeqytet po i shtohet edhe një zyre e re, e ajo për kryetarin Përparim Rama.

Një gjë e tillë po bëhet që i pari i kryeqytetit të jetë sa më afër drejtorive të tjera në mënyrë që të kenë koordinim sa me të mirë, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Zyra aktuale e kryetarit, që është në objektin e vjetër të Komunës, nuk do të mbetet e pashfrytëzuar.

Sipas drejtorit të Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, dy nënkryetarët dhe pjesa tjetër e stafit do të mund ta shfrytëzojnë atë krahas kryetarit Rama.

Xhaferi tutje tha se punimet për ndërtimin e zyrës pritet të përfundojnë në fund të këtij viti.

Të ngjashme