Lajme
Përparim i shpejtë: Si po “shkrihen” kreditë e Përparim Ramës nga viti në vit
Demokracia
19:05 | 29 Prill 2025

Share:

Përparim Rama, ndonëse me agjendë të ngjeshur si Kryetar i Prishtinës, duket se po e menaxhon edhe një “projekt” tjetër me efikasitet, shuarjen e kredive të tij milionëshe. Shumë kryeqytetas luftojnë për të paguar këstin mujor të banesës apo veturës, ndërkohë që kreu i kryeqytetit po e “rrudhë” borxhin personal me mbi 100 mijë euro në vit dhe jo me një, por me pesë burime të ardhurash në Angli, nga qira të ndryshme, shkruan Demokracia.com.

Përparim Rama, kryetari aktual i Prishtinës, ka shkurtuar kreditë personale në mënyrë të konsiderueshme në vitet e fundit, duke përdorur të ardhura nga qira dhe të hyra të tjera në Angli. Krahasimi i kredive të tij në vitet e fundit tregon një zbritje të konsiderueshme të borxhit personal.

Ai erdhi si Kryetar i Prishtinës në fund të vitit 2021 dhe në vitin 2022 e bëri deklarimin e parë të pasurisë. Për tri vite arriti të shlyej 2,482,590.00 euro kredi.

  • Në vitin 2025, kreditë janë ulur në 3,317,000.00 euro.
  • Në vitin 2024, kreditë ishin 3,417,000.00 euro.
  • Në vitin 2023, kreditë ishin 3,530,853.00 euro.
  • Në vitin 2022, kreditë ishin 5,799,590.00 euro.

Kjo zbritje e dukshme tregon një trend rënieje në nivelin e borxhit personal të kryetarit Përparim Rama gjatë periudhës si udhëheqës i kryeqytetit.

Është e rëndësishme të theksohet se kreditë janë shlyer nga të hyrat e qirave dhe të hyrave të tjera, sipas deklaratave të tij.

Deri sa në vitin e kaluar kishte deklaruar se posedonte në bankë 20,877.00 euro dhe 2,503.00 funta, këtë vit ka raportuar se posedon para të gatshme në vlerë prej 12,877.00 eurosh dhe 12,503.00 funtash.
Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme vazhdojnë të mbeten të njëjta sikurse në vitin 2024, po ashtu edhe pjesëmarrja në aksione në kompani. Megjithatë, në vitin 2025, ai ka deklaruar se ka hequr dorë nga pozita e drejtorit në kompaninë Salons Management. Për këtë rast kishte raportuar më parë Demokracia.com. /Demokracia.com/

Përparim Rama jep dorëheqje nga kompania ku dyshohej për konflikt interesi

Të ngjashme