Lajme
Përparim Gruda tregon se çka ndodhi brenda komisionit: M’fal ama kjo nuk është dorëheqje – Lista Serbe abstenuan
Demokracia
21:20 | 15 Prill 2025

Share:

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka thënë se ligji e parasheh qartë që kryeministri e ministrat duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve.

Ai ka thënë se sot në komision Lista Serbe ka abstenuar.

“Kemi një ligj për Qeverinë i cili obligon kryeministrin dhe ministrat me dhënë dorëheqje para certifikimit të rezultateve. Ligji thotë shprehimisht Qeverisë në detyrë”.

“Situata është e pastër, duhet të japin dorëheqje. Sot unë si jurist dhe deputet i ri nuk kam mundur me shku në një mbledhje me thënë valla kjo është mirë. Unë e ngrita këtë çështje në komision, thsh nuk mund ta kalojmë këtë pa dhënë dorëheqje”.

“Unë thash kjo nuk është dorëheqje, edhe të njëjtin mendim e mbante edhe përfaqësuesi i LDK-së dhe AAK-së. Përfaqësuesi i Listës Serbe ka abstenu në komision, komunitetet dhe Vetëvendosja ka votu pro”, ka thënë Gruda në “Pressing” të T7.

Të ngjashme