ShowBiz
Përndoqi dhe kërcënoi Noizy-n, arrestohet Kleviol (Cllevio) Ahmeti
Demokracia
14:55 | 16 Prill 2023

Share:

Ditën e sotme në Rinas u ndalu reperi, Klaviol Ahmeti i cili njihet me emrin “Cllevio Serbiano”, pasi është kallëzuar në polici nga reperi tjetër, Rigels Rajku, i cili njihet me emrin “Noizy” dhe babai i këtij të fundit, Bashkim Rajku.

Noizy dhe babai i tij pretendojnë se janë kërcënuar nga Cllevio nëpërmjet rrjetit social “Tik – Tok”,  duke i shkaktuar gjendje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme.

Cllevio është ndaluar për kryerjen e veprës pena “Përndjekja”, ndërsa kujtojmë që ai ka qenë i dënuar edhe më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Noizy dhe Cllevio kohë më parë janë përplasur të dy fizikisht në qytetin e Durrësit, pikërisht për shkak të fjalëve në rrjetet sociale.

Të ngjashme