Lajme
Përmes fotove: Bota në 1 javë
Demokracia
12:29 | 29 Qershor 2024

Share:

La Paz, Bolivi

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: JORGE BERNAL/AFP/GETTY IMAGES

Forcat e policisë ushtarake qëndrojnë roje jashtë pallatit “Quemado”, pas grushtit të shtetit, i cili zgjati 3 orë. Presidenti i Bolivisë, Luis Arce, tejkaloi një përpjekje për të përmbysur qeverinë e tij, pasi një puçi të organizuar, i cili dështoi.

La Paz, Bolivi

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: MARCELO PEREZ DEL CARPIO/BLOOMBERG/GETTY IMAGES

Një demonstruese proteston pranë pallatit “Quemado”. Ish-krerët e ushtrisë dhe marinës së Bolivisë ishin në mesin e 17 personave të arrestuar si të dyshuar në një grusht shteti ushtarak, i krijuar për të rrëzuar presidentin Luis Arce.

Ruby, Arizona, SHBA

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: BRANDON BELL/GETTY IMAGES

Emigranti meksikan Mariano Marquez fle në tokë ndërsa pret që familja e tij të merret nga oficerët e Doganës dhe Mbrojtjes së kufirit në SHBA-së.

Bint Jbeil, Liban

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: CHRIS MCGRATH/GETTY IMAGES

Qytetarët përpiqen të shuajnë zjarret e shkaktuara nga sulmet e shumta izraelite. SHBA dhe Franca po udhëheqin përpjekjet diplomatike për të shmangur një konflikt më të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut, pasi druhen për përshkallëzimin e konflikteve në Lindjen e Mesme.

Bnei Brak, Izrael

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: ODED BALILTY/AP

Oficerët e policisë izraelite shpërndajnë hebrenjtë ultra-ortodoksë, të cilët kanë bllokuar një autostradë, gjatë një proteste kundër rekrutimit të ushtrisë në Bnei Brak. Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi që hebrenjtë ultra-ortodoksë duhet të dërgohen në shërbim ushtarak dhe të jenë në radhët e ushtrisë.

Gaza

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: EYAD BABA/AFP/GETTY IMAGES

Fëmijët shikojnë një ndërtesë të dëmtuar gjatë bombardimeve izraelite në kampin e refugjatëve “al-Bureij” në Rripin e Gazës.

Selydove, Ukrainë

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: ROMAN PILIPEY/AFP/GETTY IMAGES

Një grua pastron mbetjet në një apartament në një ndërtesë banimi të dëmtuar rëndë pas një sulmi ajror rus.

Kostyantynivka, Ukrainë

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: ROMAN PILIPEY/AFP/GETTY IMAGES

Një fëmijë luan ndërsa gratë pushojnë në një stol përballë ndërtesave të shkatërruara. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u tha udhëheqësve të BE-së këtë javë se ofensiva e Rusisë në Kharkiv tregoi se presioni ndërkombëtar mbi Kremlinin nuk ishte “i mjaftueshëm”.

Kiev, Ukrainë

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: ALEX BABENKO/AP

Tifozët e Ukrainës reagojnë gjatë një shfaqjeje publike të ndeshjes së Euro 2024 mes Ukrainës dhe Belgjikës.

Chasiv Yar, Ukrainë

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: OLEG PETRASIUK/UKRAINIAN ARMED FORCES/REUTERS

Një ushtarak ukrainas i brigadës 24 luan një piano në një ndërtesë të dëmtuar në qytetin Chasiv Yar.

Nairobi, Kenia

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: LUIS TATO/AFP/GETTY IMAGES

Oficerët e policisë dhe personeli i sigurisë marrin pozicion për të mbrojtur parlamentin kenian gjatë një demonstrate mbarëkombëtare për të protestuar kundër rritjes së taksave. Policia hapi zjarr ndaj protestuesve kur ata u përpoqën të sulmonin ndërtesën.

Nairobi, Kenia

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: LUIS TATO/AFP/GETTY IMAGES

Protestuesit përpiqen të ndihmojnë të plagosurit jashtë parlamentit gjatë protestës në qendër të Nairobit. Presidenti kenian, William Ruto, tërhoqi një projektligj për rritjen e taksave një ditë pasi protestat e dhunshme shpërthyen në të gjithë vendin.

Delhi, Indi

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: ADNAN ABIDI/REUTERS

Një zjarrfikës qëndron në një kamion jashtë dyqaneve që digjen në një zonë tregu. Temperaturat në kryeqytetin indian kanë arritur nivele rekord këtë vit. Thirrjet që raportonin zjarre midis prillit dhe qershorit u dyfishuan, krahasuar me një vit më parë.

Canberra, Australi

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: WILLIAM WEST/AFP/GETTY IMAGES

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, përqafon gruan e tij Stella në aeroportin e Canberra-s, pasi ai u deklarua fajtor në një gjykatë amerikane në Saipan, i akuzuar për komplot. Assange tentoi të merrte dhe shpërndante informacionin e mbrojtjes kombëtare të SHBA.

Yakutsk, Rusi

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: MICHIL YAKOVLEV/NORTH-EASTERN FEDERAL UNIVERSITY/REUTERS

Shkencëtarët kryejnë autopsinë e një ujku të lashtë, të ngrirë në permafrost për më shumë se 44,000 vjet dhe të gjetur nga vendasit, në laboratorin e universitetit “North-Eastern Federal”.

Bitlis, Turqi

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: MUSTAFA KILIC/ANADOLU/GETTY IMAGES

Një bari i çon kafshët e tij drejt rrëzave të malit Nemrut, për të parandaluar prekjen e tyre nga moti i nxehtë.

Walton-on-the-Naze, Angli

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: DAN KITWOOD/GETTY IMAGES

Njerëzit bëjnë banjo dielli përpara një rreshti kasollesh në plazh. Britanikët po shijojnë temperatura më të ngrohta këtë javë, të cilat shkojnë deri në 30 gradë Celsius.

Paris, Francë

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: EMMANUEL DUNAND/AFP/GETTY IMAGES

Modelja kanadeze Coco Rocha prezanton një krijim nga Iris van Herpen gjatë Javës së Modës në Paris.

Londër, Angli

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: GARETH CATTERMOLE/TAS24/GETTY IMAGES FOR TAS RIGHTS MANAGEMENT

Taylor Swift-it i është bashkuar në skenë Travis Kelce. Gjatë turneut të saj “Eras” në stadiumin “Wembley”, Tay ngjiti në skenë të dashurin e saj, për të dhënë një performancë të paharrueshme për pjesëmarrësit në koncert.

Glastonbury, Angli

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: OLI SCARFF/AFP/GETTY IMAGES

Anëtarët e Notting Hill Carnaval performojnë në festivalin Glastonbury në Worthy Farm.

Të ngjashme